Hapi zjarr ndaj RENEA-s, mësohet krimi i Xhevahir Jonuzit në 1997-ën
18/01/2020 10:46

Mëngjesin e sotëm, 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit. Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Mësohet se Xhevahir Jonuzi në bashkëpunim me Anton Alliu, kanë vrarë për motive te dobëta në 25 Mars 1997 me armë zjarri kallashnikov (automatik) shtetasit Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë. Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Top News- “Ku të mbytemi…do digjemi”, panik në Vlorë, flakët drejt Babicës së Madhe
23/09 21:07
Top Channel/ Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve, kundërshtojnë rregulloren e GJKKO
23/09 20:02
Top Channel/ Opozita braktis komisionin për reformën, PS mbron propozimin për 46 bashki
23/09 19:59
Top Channel/ Plani i BE për Shqipërinë, KE gati të japë mbështetjen për 2027-n
23/09 19:56
Top Channel/ SMS zbulojnë klanin e Ballukut, detajet nga dosja e Vlora Hysenit: Më ka thirr Skënderi
23/09 19:55
Top Channel/ “Poshtë narkoshteti”, protestuesit marshojnë drejt bulevardit: Nuk shitet Shqipëria
23/09 19:39
Top Channel/ Zjarr pranë liqenit të Viroit, digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre
23/09 19:32
Top Channel/ “Po tallen me ne”, debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë
23/09 19:29
Top Channel/ “Opozita të ngrihet më e fuqishme”, Berisha: Mbështetja e protestës, detyrë madhore
23/09 19:27
Top News- Shkrumbohen kosheret e bletëve, zjarr i madh në Drojë të Kurbinit
23/09 19:03
Top News-“Na ndihmoni, se u dogjëm”,flakët drejt banesave në Vlorë, shkrumbohen ullinjtë shekullorë
23/09 19:02
Top News- Flakë të mëdha në Gjirokastër, zjarrfikësit betejë për të fikur zjarrin
23/09 19:01
Top Channel/ “Mbështetësit tanë në këmbë”, Berisha përjashton bojkotin:Do të ishte avantazh për Ramën
23/09 19:00
Top Channel/ “E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”, aktivistja i zë pritë deputetes së PS
23/09 18:59
Top Channel/ “Koha të ngrihemi në këmbë”, Berisha: PD të përdorë çdo mjet për largimin e Ramës
23/09 18:55
Top Channel/ “Rama e ktheu Shqipërinë në…”, Berisha: Skandalet e kësaj qeverie nuk kanë fund
23/09 18:55
Top News- Kërcënoi me thikë dhe vodhi gjermanen/ Vjedhja në Liqenin Artifical, arrestohet 41-vjeçari
23/09 17:00
Top Channel/ Zjarri merr përmasa të mëdha në Vlorë, banorë dhe efektivë policie në luftë me flakët
23/09 16:47
Top Channel/Kallas kërkon takim me Kurtin e Vuçiçin,kryeministri i Kosovës përmend vendimin e Hagës!
23/09 16:34
Top Channel/ Netanyahu “kërcënon” Mamdanin: “Do vij në OKB, do të të nxjerr të palarat me Hamasin”!
23/09 16:33