Hapet xhamia në qendër të Tiranës/ Prej dy vitesh xhamia e Et’hem Beut ishte në restaurim
13/04/2021 15:12

E para ditë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, vjen me një lajm të mirë për besimtarët muslimanë të kryeqytetit. Xhamia ikonike e Et’hem Beut në zemër të Tiranës konsideruar si një xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore, pas një pune disa vjeçare restauruese ka hyrë në fazën finale. Në këtë xhami duke përdorur teknikat e fundit të restaurimit tashmë ka në muret e saj dhe kubenë të gjitha afresket origjinale nga koha e ndërtimit. Kryeministri Edi Rama bëri këtë urim nga ambientet e brendshme të kësaj xhamie. Rama: “Deri përpara një muaji e pak ishte pothuajse e paimagjinueshme që do të hynit në muajin më të rëndësishëm të vitit të lehtësuar jo pak nga shtrëngesa e tmerrshme e pandemisë. Edhe me zgjatjen e orarit do të keni mundësi që të bëni të gjithë ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do jetë energjizues dhe me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, me hapjen e të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju, “pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi”, do kemi një perspektivë krejt tjetër. Përfitoj nga rasti t’i uroj gjithë komunitetit një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju dhe me shqiptarët.” Kjo xhami është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë. Themelet e saj i vuri në vitin 1794 Molla Beu. Përfundimin e xhamisë e plotësoi biri i tij, Haxhi Et’hem Beu, në vitin 1821. Asnjëra nga të katër fasadat e xhamisë nuk i ngjan njëra-tjetrës. Faltorja ka 18 dritare në dy rreshta horizontalë, të cilat në numrin më të madh i japin asaj një dritë të kufizuar për të krijuar një ambient mistik. Xhamia e Et’hem Beut, ndër më të vjetrat në Ballkan, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948 dhe i shpëtoi shkatërrimit që ndërmorri komunizmi ndaj objekteve të kultit.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11