Hapet qarkullimi në Bulevardin “Zogu I”, vijon puna për detajet e fundit
01/12/2020 12:42

Nga sot, Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve, tërësisht i transformuar në një hapësirë të madhe publike, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputete e PS në zonë, inspektuan dje në mbrëmje detajet e fundit të aksit që do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve. “Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvul të re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht sfidës së tërmeteve dhe pandemisë, puna për të çuar përpara projektet nuk është ndalur. Ai theksoi se pavarësisht histerive, si në çdo projekt tjetër të mëparshëm, falë punës vlera e pronës së qytetarëve dhe e bizneseve në këtë zonë është rritur. “Si çdo projekt, fillimisht u përball me histerinë, mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por gjërat nuk ndryshojnë po s’i preke me dorë. Nesër qytetarët do të zgjohen të mahnitur se sa hapësirë është fituar, vetëm duke pastruar ferrat, kioskat dhe gjithë çudirat shqiptare që kemi trashëguar në 30 vite tranzicion e mungesë kontrolli në këtë bulevard. Legalizime, hipoteka të dhëna lëmsh, ishte si të qëroje oriz, është pastruar çdo cm2 dhe më vjen mirë që ia dolëm dhe e mbajtëm fjalën për ta hapur në fund të nëntorit. Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur”, deklaroi Veliaj. Ai i shprehu mirënjohjen komunitetit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. “Mezi pres që, kur të takohemi herën tjetër, të jetë mbaruar jo vetëm ky projekt, por të vazhdojmë deri në fund të Bregut të Lumit. Investimi i fundit në këtë aks për Njësinë 9, pas sheshit “Zogu I” dhe “Bulevardit të Ri”, do të jetë sheshi fundor, si sheshi ku takohemi me lumin. Do të kemi një aks të pandërprerë, me sheshin ceremonial “Nënë Tereza” në krye, sheshin “Skënderbej” në qendër, dhe sheshin fundor të Njësisë 9, por edhe të gjithë Tiranës”, u shpreh Veliaj. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i shprehu mirënjohjen Bashkisë së Tiranës për investimet që nuk janë ndalur në asnjë moment. “Ky është një tjetër premtim i mbajtur. Po vijojmë me programet tona të rindërtimit, të rehabilitimit, me programet tona të zhvillimit dhe të transformimit të shëndetësisë, ashtu siç po e shohim edhe me Tiranën, e cila nuk ndalet. Vijmë për të inauguruar një tjetër projekt kaq të rëndësishëm, që jo vetëm banorët e Njësisë 9 e prisnin prej kohësh e kohësh, por për të gjithë Tiranën, që është një investim madhor, thelbësor që do t’i japë zhvillim kësaj zone”, deklaroi Manastirliu.

Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14