Hapet pika e Kakavijës/ U mbyll 24 orë nga greva greke
25/11/2020 12:16

Kakavija qëndroi e mbyllur për 24 orë për shkak të një greve në doganat greke, ndërsa sot puna ka filluar normalisht sipas regjimit të reduktuar për 750 persona në ditë që prej orës 6 të mëngjesit. Ata që po kalojnë kufirin janë kryesisht punëtorë sezonalë që i pret një kontratë në anën greke të kufirit. Edhe për ta nuk ka qenë shumë e lehtë. Disa tregojnë se kanë rikthyer sërish tek kjo radhë pasi janë kthyer pas nga autoritetet greke ditë më parë për parregullsi të ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se në këtë radhë nuk është duke u respektuar distancimi social. “Unë po shkoj në Lamia të Greqisë. Para tre ditësh më kthyen, nuk e di se çfarë më nxorën. Mua mi ka dërguar të gjitha letrat pronarja të shohim sot. Tani u ktheva dhe bëra test tjetër sepse kishin kaluar 72 orë” “Bashkë jemi të tre. Na kthyen ca ditë më parë. Vetëm na thanë ikni pas. Nuk e morëm vesh. Bëmë teste përsëri dhe do ta provojmë edhe sot.” “Po shkoj në Greqi për të punuar. Të paktën të punoj dy muaj e pastaj do kthehem prapë. E di që bëjnë teste të tjera në anën tjetër, nuk e di kur të kalojmë do shohim.” Nga ana tjetër edhe për transportin e mallrave qarkullimi ka qenë i ndërprerë gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa radha e mjeteve të transportit shkonte sot në mëngjes në gati 1 km.

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49