Mbrëmjen e së hënës në Tiranë u hap spitali i katërt Covid që priti pacientët e parë. Ky spital që është ngritur në mjediset e ish universitetit Kristal dhe ka kapacitet 100 shtretër. Atje po dërgohen pacientët që përmirësohen pas trajtimit në 3 spitalet Covid, te infektivi, Shefqet Ndroqi dhe ish-Kirurgjia. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gjithë skenarët do të zbatohen hap pas hapi.