Hapet bulevardi “Zogu I”/ Veliaj: Projekti do të vazhdojë deri në zonën e bregut të lumit
01/12/2020 15:31

Nga sot, Bulevardi “Zogu I ”është hapur për qarkullimin e automjeteve, tërësisht i transformuar në një hapësirë të madhe publike, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara. “Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvultë re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”. Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht sfidës së tërmeteve dhe pandemisë, puna për të çuar përpara projektet nuk është ndalur. Ai theksoi se pavarësisht histerive, si në çdo projekt tjetër të mëparshëm, falë punës vlera e pronës së qytetarëve dhe e bizneseve në këtë zonë është rritur. “Si çdo projekt, fillimisht u përball me histerinë, mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por gjërat nuk ndryshojnë po s’i preke me dorë. Nesër qytetarët do të zgjohen të mahnitur sesa hapësirë është fituar, vetëm duke pastruar ferrat, kioskat dhe gjithë çudirat shqiptare që kemi trashëguar në 30 vite tranzicion e mungesë kontrolli në këtë bulevard. Legalizime, hipoteka të dhëna lëmsh, ishte si të qëroje oriz, është pastruar çdo cm2 dhe më vjen mirë që ia dolëm dhe e mbajtëm fjalën për ta hapur në fund të nëntorit. Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur”

Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14