Pas situatës me koronavirusin, ditët e fundit ka nisur të qarkullojë një Email, i cili mban logon e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me disa këshilla që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga ky virus. Ky email kërkon që të vendosni të dhënat tuaja si email-in dhe fjalëkalimin me qëllim për të shkarkuar broshurën me këshillat. Por kjo është një vjedhje që ju bëhet të dhënave tuaja, siç thonë edhe kompanitë e sigurisë në internet, dhe në asnjë mënyrë nuk duhen futur këto të dhëna.