E ardhmja e Shqipërisë po vendoset! Qytetarët shqiptarë kanë pasur mundësinë të votojnë prej orës 07:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur qeverinë e re të vendit. Në ekranin e Top Channel po ndiqni mbulimin televiziv më kapilar në historikun e maratonave zgjedhore në Shqipëri, për të sjellë tek ju leximin e çdo vote, që nga agimi i parë e deri tek numërimi i fundit.