Në ditën e 29 të grevës së urisë, ish të përndjekurit kanë denoncuar veprimet antiligjore të disa personave, të identifikuar prej tyre si efektivë të policisë, të cilët kanë hyrë në mbrëmje në çadrën e grevistëve dhe i kanë marrë me forcë disa medikamente dhe mjete të nevojshme për grevistët e urisë.