Greva në Francë, vendi mbetet i paralizuar
14/12/2019 19:15

Udhëtarët francezë u përballën me ditën e dhjetë të grevës së transportit me pak shpresa se gjithçka do të kthehet në normalitet ditët në vijim pasi sindikatat kanë thënë se do ta vazhdojnë protestën e tyre kundër reformës së pensioneve edhe gjatë festave, nëse qeveria nuk do të tërhiqet. Zyrtarët kanë thënë se janë të gatshëm të negociojnë, me ministrin e edukimit, Zhan Michel Blanquer, që është takuar me përfaqësues të mësuesve në përpjekje për të evituar mbylljen e mëtejshme të shkollave. Ndërkohë që perspektiva e vazhdimit të grevës ka bërë që edhe bizneset të druhen për humbje të mëdha gjatë periudhës së festave të fundvitit ndërkohë që udhëtarët shqetësohen se planet e tyre të pushimeve do të bllokohen. Vetëm pak trena mbërrijnë dhe dalin nga Gare Du Nord, stacioni më i frekuentuar në Evropë ndërkohë që kryeministri Eduard Philippe i ka kërkuar operatorit hekurudhor të informojë udhëtarët për oraret gjatë periudhës së festave që fillon të shtunën e ardhshme. Parisi është mbërthyer nga bllokimet në trafik pasi edhe pjesa më e madhe e linjave të metrosë kanë qëndruar të mbyllura me vetëm pak autobusë dhe tramvaje në funksionim. Për sa i takon trenave, tre në katër prej tyre kanë qëndruar të ndalur. Presidenti Emmanuel Macron ka shfaqur solidaritetin me të prekurit nga greva por ka thënë se qeveria do të vazhdojë punën për krijimin e një sistemi të vetëm pensionesh, që ka qenë edhe një nga premtimet kryesore të tij në fushatë elektorale. Reforma do të bënte që 42 skema të veçanta pensioni që funksionojnë aktualisht, disa që ofrojnë dalje më të shpejtë në pension dhe të tjera përfitime për punonjësit e sektorit publik, të mblidhen në një.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30