Teksa ditën e sotme kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë, një prej naftëtarëve të Ballshit ka shfaqur problem shëndetësore dhe është detyruar të shkojë me urgjencë në spitalin e Ballshit. Top Channel mëson se grevisti i sëmurë quhet Pirro Hoxhara dhe për shkak të problemeve shëndetësore ai ka lënë grevën dhe është dërguar në spital. Hoxhara ka shfaqur problem të theksuar me tensionin, pasi prej 9 ditësh është në grevë urie së bashku me punëtorët e tjerë të rafinerisë së naftës në Ballsh pasi nuk kanë marrë rrogat.