Shfaqja e një rasti të etheve të derrit ka alarmuar organet greke. Ministria e Zhvillimit Bujqësor tha se rasti është lokalizuar , 85 km në veriperëndim të Selanikut. Rasti gjithashtu është konfirmuar nga Departamenti i Diagnostifikimit Molekular të Etheve dhe Sëmundjeve Virologjike të Qendrës Veterinare të Athinës pasi janë çuar në laborator për analiza indet e një derri të ngordhur ditët e fundit.