Greqia: Minoriteti të bashkohet/ Të dërguarit e Athinës në 29 vjetorin e krijimit të Omonia
12/01/2020 20:32

Kostandinos Vallsis zv.ministri i Jashtëm grek që mbulon çështjet e diasporës tha nga Derviçani se qeveria greke porosit lënien mënjanë të mikropolitikës dhe fokusimin tek problemet e vërteta të minoritetit. Ai bëri thirrje për mospërsëritjen e gabimeve në regjistrimin e popullsisë dhe kërkoi pjesëmarrje masive në censusin e vitit 2020. Çështje tjetër madhore sipas tij është konfirmimi i pronave të minoritarëve dhe shuarja e konflikteve brenda përfaqësuesve të minoritetit. “Duhet lënë mënjanë mikropolitika, por duhet të mëshohet tek ato arsye që prodhojnë bashkim dhe zgjidhje. Përfaqësuesit e minoritetit të mos vazhdojnë gabimet e konflikteve mes tyre, por të bashkohen për interesat e minoritetit dhe të mundësojnë regjistrimin e pronave të grekëve sidomos në Himarë. Ju kërkoj të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, por të kemi prani dhe regjistrim korrekt të minoritetit grek gjatë censusit të vitit 2020. Transparenca e qeverisë shqiptare në këtë proces do të përcaktojë edhe respektimin ose jo të të drejtave të minoriteteve, ndërsa prania e minoritarëve do të korrigjojë gabimet historike të kryera në dëm të komunitetit grek gjatë censusit të vitit 2011”, tha Kostandinos Vllasis. Ndërkohë kreu i PBDNJ Vangjel Dule i mëshoi çështjes së pronave dhe mungesës afatgjatë të vullnetit për ta zgjidhur këtë çështje. Pjesë e takimit të përvitshëm të OMONIA-s ishin shumë deputetë grekë të pozitës dhe opozitës si dhe autoritetet më të larta diplomatike të Greqisë në Shqipëri.

Top Channel/ Të dërguarit e SHBA Witkoff dhe Kushner për bisedime në Kiev pas takimit me Putinin
06/09 11:34
Top News- Maskat bllokojnë rrugët në Britani: Ndaloni varkat! Përzini emigrantët!
06/09 11:14
Top News- Zgjohet ‘Fëmija i Krakatoas’, Indonezia në alarm nga shpërthimi i fuqishëm i vullkanit
06/09 11:01
Top Channel/ Paketa e re ekonomike! Mitsotakis premton rritje pagash dhe 400 euro për pensionistët
05/09 23:02
Top News- Armëpushim 3-ditor në Kiev! Të dërguarit e Trump mbërrijnë me propozime në Moskë
05/09 22:50
Top Channel/ Nis misioni sekret i SHBA në Rusi, të dërguarit e Trump takohen me Putin
05/09 22:46
Top Channel/ Mbijetoi 10 ditë mes baltës në Nepal, gruaja nxirret gjallë nga shtëpia e shkatërruar
05/09 21:52
Top Channel/ Kush prehet vërtet në varrin e legjendës së poezisë? Kërkohet testi i ADN
05/09 21:45
Top Channel/ SHBA fundos tre anije të Iranit. CENTCOM publikon pamjet e shpërthimeve
05/09 21:00
Top News- Rrëzohet avioni ushtarak Phantom/ Tragjedi në Tanagra gjatë demonstrimit ajror
05/09 20:35
Top Channel/ Rrëzohet avioni në Greqi, kërkohen pilotët, e paqartë nëse përdorën katapultimin
05/09 19:57
Top News- ‘Përvëlohet’ Spanja, shtatori nis me rekord, termometri shënon 45.7°C
05/09 19:50
Top Channel/ Terror në ajër! U lidh me ngjitës dhe zinxhirë në sedilje, ja çfarë ndodhi
05/09 19:31
Top News – ‘Po më merr Putini në telefon’/ Rama me batuta nga Italia: Është i dashuruar
05/09 17:16
Top Channel/ Trump dërgon emisarët e paqes, Witkoff e Kushner takojnë Putin e Zelensky
05/09 15:25
Top Channel/ Falklands, mburoja britanike, Londra mban trupa dhe avionë luftarakë
05/09 15:19
Top Channel/ Spanja digjet edhe në shtator, El Granado shënon 45.7°C
05/09 15:18
Top Channel/ “Integrim gradual, pa veto”, Rama: BE duhet të reformohet
05/09 15:14
Top News – SHBA ngre zërin kundër Izraelit: ‘Të ndalet dhuna në Bregun e okupuar Perëndimor’
05/09 14:54
Top News- Rasti që ‘magjepsi’ SHBA-në dhe Trumpin / Asnjë vendim për nënën që vrau tre fëmijët e saj
05/09 14:51