Greqi, zhduket vajza shqiptare/ Prindërit e 19 vjeçares apel për ndihmë: Doli për intervistë pune
19/10/2020 19:32

Një 19-vjeçare shqiptare në Greqi rezulton e zhdukur që prej datës 16 tetor. Familjarët e 19 vjeçares Artemis Vasili, vajzës me origjinë Shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që prej se premtes së kaluar në Korropi të Athinës, bëjnë apel për këdo që ka dijeni për vajzën e tyre për të ndihmuar në gjetjen saj. I ati i vajzës tregon se e bija u largua nga banesa për të dhënë intervistë për punë dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për 19 vjeçaren. I ati, Jani Vasili, e përshkruan të bijën si një vajzë të urtë dhe pa probleme. Ai beson se polica vonoi të reagojë dhe shpreh frikën se vajza e tij mund të jetë në rrezik. Ai thotë se vajza nuk kishte asnjë arsye të largohej nga shtëpia dhe se jeta në familjen e tyre ishte në harmoni. Ai i bën apel kujtdo di diçka për të, madje edhe vetë se bijës nëse ka ikur me dashje, të telefonojë, mjafton të thotë se është mirë. Ende nuk dihet në çfarë rrethanash është zhdukur 19-vjeçarja, ndërsa në media dhe rrjete sociale janë publikuar të dhënat e saj. Raportohet se ditën kur ajo u zhduk kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë bojë qielli me vija të bardha dhe syze optike në ngjyrë argjendi. Në pamjet e siguruara nga Top Channel do të shihni një video nga kamerat e sigurisë ditën kur 19-vjeçarja është larguar nga shtëpia.

Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34