Një shprehje e urtë thotë “koha është flori”, e pikërisht e tillë ishte për grabitësit e Rinasit. Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Aeroportit “Nënë Tereza”, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi ata kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur, dolën prej këtej dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.