Janë publikuar pamjet e operacionit policor “Filiali”, që çoi në pranga pesë persona. Tre prej tyre akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka realizuar disa vjedhje, më e fundit vjedhja e postës në Krujë, ndërsa dy të tjerë u arrestuan për moskallëzim krimi. Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë. Ata u ndaluan sot nga uniformat blu.