Audrey Glover, kryevëzhguesja e OSBE/ODIHR në Tiranë, ka vëzhguar procesin e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet, nga ku deklaroi se gjithçka është e qetë, por duhen pritur raportet nga të gjitha qendrat e votimit për të dalë në një përfundim mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve.