Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë e ftuar në studio Gjergj Leka. Ai është një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, kompozitor, këngëtar, producent dhe pedagog. Me një karrierë të gjatë në skenën shqiptare, Gjergj Leka na tregon zanafillën e familjes së tij, fillimet në muzikë, jeta bashkëshortore dhe raporti me vajzën që jeton larg. Një rrëfim mes fotosh dhe shumë kujtimesh. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.