Gjobat e covid paguhen në dhjetor/ OSSHE po bën gati skemën për mbledhjen e penalizimeve
17/11/2020 15:35

Të gjithë qytetarët që janë ndëshkuar nga policia me gjobë për mosmbajtjen e maskës, do të mund ta paguajnë atë duke nisur nga fundi i dhjetorit, me faturën e energjisë elektrike, pasi udhëzimi i qeverisë ka parashikuar që kjo gjobë të vilet nëpërmjet OSHEE-së. Pra fatura e re do të ketë edhe një zë të shtuar, atë të masës administrative për mosrespektimin e rregullave AntiCovid. Aktualisht policia e shtetit ka ndëshkuar rreth 23 mijë qytetarë, me nga 30 mijë lek të vjetra, prej të cilave në OSHEE, janë depozituar rreth 9154 gjoba. Sipas administratorit të Furnizuesit të Shërbimit Universal, Elton Sevrani, një pjesë e gjobave i janë kthyer policisë për verifikime. “664 janë me problematika në kartën e identitetin, nga vlerësimi paraprak. Ndërkohë nga vlerësimi i dytë i thelluar ku shikohet korrespodenca ndërmjet mbajtësit të gjobës dhe faktit nëse ky ka kontratë furnizimi me energji elektrike me FSHU-në, kemi evidentuar rreth 712 raste ku personat nuk kanë kontratë furzniznimi. Kjo i kthehet policisë së shtetit, me shënimin qytetari nuk ka kontratë me FSHU”. Sipas udhëzimit, gjoba e integruar në faturën e energjisë, paguhet së bashku me këtë të fundit. Në rastet kur qytetari nuk e paguan faturën, pasi kalojnë dy muaj, rrezikon t’i ndërpritet energjia elektrike. “Në rastet kur individi apo abonenti ka një gjobë për mos-vendosjen e maskës, janë një detyrim i përbashkët, pra duhen paguar së bashku në të gjitha pikat e OSHEE-së, bankat e nivelit të dytë apo kanalet alternative të pagesës. në një moment pasi kalojnë 60 ditë nga emetimi i faturës dhe nuk është realizuar pagesa e plotë e faturës, pra energji plus gjobë, ai mund të shoqërohet edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike”.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06