Gjirokastër, hapet pavijon Covid/ Trajtohen rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore
13/11/2020 15:09

Mbi 300 raste të infektuarish me Covid 19 janë aktive në vetëm në Gjirokastër. Rastet që janë rritur në mënyrë dramatike dhe jashtë çdo kontrolli ditët e fundit gjenden gjithandej në institucione shtetërore, bashki, këshilli i qarkut, gjykatë, spital, polici, shkolla, ndërmarrje private ndërsa dhjetëra individë janë infektuar si pasojë e kontaktit me persona të infektuar. Dy ditë më parë ISHP mbylli për 14 ditë dy fasoneri në Gjirokastër përkatësisht me 220 dhe 140 punëtorë. Megjithëse zyrtarisht vetëm 4 punëtorë në të dy ndërmarrjet kanë marrë përgjigje pozitive për testimet e kryera inspektorët kanë gjetur mbi 40 punëtorë që po punonin ndërsa kishin temperaturë dhe simptoma të ngjashme me ato të Covid 19. Epidemiologët thonë se po marrin gati 40 tamponë çdo ditë ndërsa bëjnë thirrje për të respektuar izolimin. Një pjesë e infektimeve vijnë prej mosrespektimit të izolimit. 2 kopshte janë mbyllur për shkak të rasteve të edukatoreve të infektuara dhe disa shkolla kanë mbyllur klasa të veçanta duke e zhvendosur mësimin online. Në takimin lokal të ekipit që mban në mbikqyrje rastet e infektuara u vendos çelja e një pavioni me pak shtretër pranë spitalit të Gjirokastrës në mënyrë që personat që kanë gjendje më të rëndë të mos marrin më shërbim në shtëpi. Në këtë repart janë duke u trajtuar sot rastet e para kryesisht ata që kanë nevojë për oksigjen. Një pjesë e mirë e personelit shëndetësor sidomos infermierë janë infektuar gjatë trajtimit të të sëmurëve në banesa. I gjithë ekipi shëndetësor që realizon testimet për Covid 19 është aktualisht i infektuar përfshi këtu edhe shoferët e shërbimit. Përditësimi i infektimeve të reja kryhet çdo mbrëmje me policinë e shtetit por kontrolli për izolimin e rasteve duket i vështirë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06