Kjo godinë që shihni është një gjysmë-rrënojë prej të paktën 20 vitesh në periferi të qytetit të Girokastrës. Para të paktën 4 muajsh ky çift të moshuarish endacakë u vendosën këtu për të patur një strehë. Ata nuk kishin kërkuar më parë ndihmën e askujt por u identifikuan nga shërbimet e patronazhit të bashkisë në terren pas shpalljes së emergjenës së koronës.