Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën pas lindjes/ Familjarët të tronditur: Ishte në gjendje të mirë
13/11/2020 11:34

Një vajzë 20 vjeçare nga Metoqi i Sarandës humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit. Ajo u soll në maternitet nga fshati Zhulat i Gjirokastës nga familjarët e bashkëshortit pas dhimbjeve të lindjes. Mjekët vendosën për ndërhyrje çezariane për shkak të pozicionit të fëmijës dhe ndërhyrje që u krye rreth orës 9.30 dhe zgjati gati 40 minuta. E reja u bë nënë e një djali me peshë 2,5 kg dhe të dy u konfirmuan në gjendje të mirë. Rreth orës 3 të mëngjesit pas komplikacioneve në frymëmarrje mjekët vendosën për trajtimin në reanimacioni të 20 vjeçares. Gjendja sipas kreut të spitalit Sokol Feruni u agarvua me shpejtësi dhe vajza ndërroi jetë rreth orës 4. Sipas tij pritet që ekspertiza dhe autopsia të përcaktojnë shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla. Nga ana tjetër familjarët e Kledionës kanë pretenduar për mjekim të pakujdesshëm dhe akuzojnë mjekët se e kanë vënë re me vonesë përkeqësimin e gjendjes së vajzës. Sokol Muxhaj vjehrri i vajzës tha se mjekët janë rikthyer në spital me vonesë dhe se mjekimi ka qenë i pavëmendshëm. Edhe vjehrra dhe kunati i viktimës konfirmuan gjendjen shumë të mirë dhe faktin se 20 vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëmundje. Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi raportoi nga Urgjenca e Spitalit të Gjirokastrës së 20-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur në maternitetin e spitalit për të lindur dhe nuk dihen ende arsyet pse ajo ka humbur jetën menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj. “Ne mbërritëm herët sot në Spitalin e Gjirokastrës dhe sot ka ndodhur një ngjarje që na tronditi të gjithëve. Një 20-vjeçare ka humbur jetën pasi i ka dhënë jetë fëmijës së saj. Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me 20-vjeçaren që kishte ardhur në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët nuk kanë dhënë ende një sqarim për këtë rast por ne kemi folur me familjarët thanë se ajo nuk ka pasur asnjë shqetësim para se të dërgohej në maternitet, por menjëherë pas lindjes ajo është dërguar në reanimacion kur pas një ndërhyrjeje në orën 3 të mëngjesit ajo ka humbur jetën”, raportoi gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06