Kandidati i Partisë Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknuri takoi një grup banorësh të rajonit 1 në afërsi të qendrës historike të Vlorës, ku foli për investimet e bëra në këtë zonë. Në fjalën e tij Gjiknuri u ndal në projektet e parashikuara për Rajonin 1 në këtë mandat të tretë qeverisës, projekte të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.