Gjermania do t'i shtrijë për një periudhë të pacaktuar kohe kontrollet kufitare. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere e bëri të qartë se kërkon uljen drastike të numrit të refugjatëve që hyjnë në vend, e pas mbërritjes së 1,1 milionë azilkërkuesve në 2015-n, ruajtja e të njëjtit ritëm pranimesh edhe këtë vit, sipas tij, thjesht nuk është e mundur.