Për herë të parë figura e Skënderbeut në kartëmonedhën shqiptare është përdorur në vitin 1921, kur Shqipëria ende nuk e kishte një Bankë Kombëtare. Në ekspozitën e çelur në 550 e vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Banka e Shqipërisë prezanton në mënyrë kronologjike prezencën e tij në monedhën e kartëmonedhën shqiptare.