Gjendje tragjike në kampet e refugjatëve në Greqi, fëmijë që duan të vrasin veten
18/12/2019 20:06

Pas pamjeve dramatike të reportazhit të fundit të BBC që zbuloi se shumë prej fëmijëve të refugjatëve të cilët jetojnë në kampin famëkeq të Morias në ishullin grek të Lesvos duan të vrasin veten, edhe televizioni shtetëror zvicerian pasqyron në një kronikë të re televizive gjendjen tragjike dhe kushtet ç’njerëzore në kampin e ishullit të Samos. Ndërsa është ndërtuar për të mbajtur vetëm 680 vetë, numërohen mbi 8000 refugjatë dhe emigrant, fakt që ka bërë që tashmë banorët e ishullit të mos t’i ndihmojnë më ata dhe të kërkojnë prej organeve lokale largimin e tyre. “Realisht ky kamp është një qytet i dytë. Kur në 2015-ën filloi kriza me sirianët, banorët ndihmonin, por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi është zvogëluar numri i sirianëve dhe është rritur numri i atyre që vijnë nga Afrika apo vende ku nuk ka luftë”, thotë Georgios Dionisiou, zv.kryetar bashkie. Ashtu si edhe në kampin e Morias që mban 7 herë më tepër refugjatë se kapaciteti, në kushte tepër të rrezikshme për shëndetin e tyre, edhe në ishullin Samo ka mungesa të jashtëzakonshme sidomos për fëmijët e vegjël. Sipas të dhënave nga OKB, numri i refugjatëve që kanë hyrë në Greqi këtë vit ka shkuar në rreth 69000 vetë, ndërsa në Itali kanë hyrë vetëm 1500. “Sezoni turistik në Samo zakonisht fillon në maj dhe mbaron në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit. Vitet e fundit shohim vizitorët të fillojnë të shtohen vetëm në korrik. Kjo nënkupton 3 muaj të humbur para dimrit”, tregon Manolis Giokarinis, banor i ishullit Samo. Ajo që tronditi opinionin publik në reportazhet nga kampet e tmerrisht ishte fakti se dëshira për vetëvrasje shihet në shumicën e mbi 7000 fëmijëve, të cilët kanë përjetuar tmerret e konflikteve të armatosura nga zonat ku vijnë si Siria, Afganistani apo vende të tjera. Qeveria greke është tepër e shqetësuar nga përshkallëzimi i krizës migratore, ndërkohë që ndodhet në kulmin e konflikteve me Turqinë sa i përket pretendimeve të Ankarasë për ZEE në juglindje të Kretës.

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33