Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjendur në themelet e një pallati në Orikum. Punëtorët, të cilët kanë qenë duke pastruar kanë vërejtur predhën dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pasi është bërë rrethimi i zonës për të mos lejuar kalimin e banorëve specialistet e armatimit në policinë e Vlorës e kanë marrë predhën për ta çmontuar në ambjentet e policisë. Nga detajet e para mësohet se predha peshon rreth 50 kg dhe është e paplasur.