Gjendet një automjet i djegur në Rrëshen, dyshohet se u përdor për vrasjen e Gjinit
12/08/2019 14:49

Një automjet i djegur është gjetur në dalje të qytetit të Rrëshenit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Aktualisht dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së Tonin Gjinit, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Rrëshen.