Gara për super hetues/ Prova fizike skualifikon 321 kandidatë
26/10/2020 15:29

Këto ishin provat fizike që nxorën nga ‘loja’ 321 pretendentë për hetues të FBI shqiptare. Dhe ky reduktim i ndjeshëm që ka lënë pak konkurrentë në garën e mëtejshme mund të sjellë një apel të dytë, menjëherë sapo të mbyllen testet e kësaj gare. Numri prej 654 aplikantësh ra ndjeshëm nga prova në provë, dhe sipas parashikimeve të komisionit të vlerësimit me të njëjtat ritme do të ngecin në pengesat e mëpasshme të poligrafit, vettingut dhe pyetjeve përballë edhe shumë të tjerë nga 103 të mbeturit në garë Me shume mundësi Byroja Kombëtare e Hetimit do të nisë nga puna e paplotë, pasi parashikohet që nga KJO GARË TË MOS gjenden 60 hetuesit më të mirë që do të investigojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 103 kandidatët që kanë mbetur në garë i presin teste të tjera, ndërsa gjatë ditës së hënë ata ju nënshtruar esesë ku dhe përshkruan se si e mendojnë ata ta hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por gjatë ditës të pakënaqurit nga testi fizik ju drejtuan gjykatës me padi ku kërkohet pezullimi i procesit te përzgjedhjes nen argumentin se gara nuk ishte transparente dhe nuk kishte kritere te qarta se sa pike fitoheshin nga secili ushtrim.Por të kundërtën insiston BKH qe këmbëngul se gjithë procesi po monitorohet nga ndërkombëtaret dhe ka kritere te forta. Njëkohësisht me padinë civile, konkurrentet humbës paralajmërojnë jo zyrtarisht edhe kallëzim penal. Pavarësisht situatës, BKH deklaron se te hënën mbylli testin e radhës dhe pas korrigjimeve te essese do te afishoje datën e radhës për këdo qe mbetet ne gare dhe qe e pret prova e radhës, testi balle përballe.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14