Galeria “Artkand”, gjashtë episode, mbi 36 vepra të prezantuara dhe gjashtë shitje deri tani
11/04/2021 13:09

“ArtKand”, program i artit në Top Channel ka mbërritur në episodin e gjashtë, me mbi 36 vepra të prezantuara në total dhe gjashtë shitje deri tani. Në episodin e radhës, u prezantuan për publikun gjashtë vepra të reja, të cilat do të qëndrojnë në ankand për të paktën një javë. Puna e fundit e autorit Andrea Kushi ishte surpriza e çeljes së programit Portreti i Gjon Karmës,”Vaj ne kompesate” me përmasat 50×41 cm, vepra prezanton aktorin në rolin e Ndre Kaltanës te drama “Shtatë Shaljanet”, vepër e vitit 1958, u prezantua me çmimin fillestar 3.500 €. “Selvitë e Starovës”(Pogradec) një vepër e autorit Todi Mato e teknikës Vaj në fajazit me përmasat 92×42 cm u nxor në ankand me çmimin fillestar 2000€. Vepra është e vitit 1976. Met Deliu ishte e pjesë e programit nëpërmjet veprës “Peisazh me Borë” e teknikës Vaj në kanavace e me përmasa 40×30 cm u propozua me çmimin fillestar 1500 €. Vepër e vitit 1984. Në pjesën e dytë të programit u soll vepra e Lekë Tasit, “Në rrugën e Kavajës”, e realizuar me teknikën Vaj në kanavace e me përmasat 100×55cm, kjo vepër e vitit 2002 u nxorr në program me çmimin 2000 €. Anastas Kostandini, Taso , u soll në program nëpërmjet veprës “Pijetari”, e përmasave 140×110 cm. Vepra e vitit 1999, u propozua për çmimin fillestar 1.800€. Skica për pllakat, “Labirinti i ëndrrave” e piktorit të filmit Shyqyri Sako, një vepër e vitit 1993, u nxorr në ankand me vlerën fillestare Cmimi 1500€. “ArtKand” ju gjen çdo të shtunë, ‘live’ në orën 14:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
DIGITALB DIGITALB