Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mbi 1.300 biznese kanë kaluar me status pasiv gjatë qershorit. Status pasiv do të thotë se këto subjekte nuk po kryejnë aktivitete ekonomike. Ritmet e kalimit në status pasiv nga bizneset janë shtuar në vitin 2018, e kjo përkon me futjen në skemën e TVSH-së edhe të bizneseve të vogla, me xhiro mbi 2 milionë lekë.