Kryeziu është një nga fshatrat më të bukur të Pukës me një ekonomi të begatë, me resurse në të gjitha fushat, dhe tradita të shumta historiko – kulturore. Por çfarë ka të veçantë, fshati Kryezi në Pukë? Cila është historia e familjeve ndër vite aty? A ruhen veshjet e grave Mirditore sot?( Ishte kusht me familjet që kërkonin bija mirditore ,veshjen ta kishin gjithë jetën mirditore.) Tonin Alia, flet për vëllazërinë e familjes ALIAJT e Kryeziut, që janë trungu familjar, prej nga doli stërgjyshi i At Shtjefen GjEÇOV KRYEZIU dhe Ylli Rrapi, mjeshtër popullor në këtë fshat pse vendosi t’i bëjë varrin vetes?