Frika për përhapjen e koronavirusit ka shkaktuar dhunë në Ukrainë. Qindra protestues kanë sulmuar autobusët që transportonin personat e ardhur nga Kina të cilët dyshohen për koronavirus. Demonstruesit në fshatin Novi Sanzhary në rajonin qendror të Poltava u përleshën edhe me policinë ku kanë djegur goma e kanë bllokuar rrugët e zonës. Autokolona të shumta policie shoqëronin autobusët që kishin brenda rreth 70 persona të evakuuar nga Kina dhe që do të mbyllen në një karantinë.