Për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Italinë fqinje, ka ardhur reagimi i parë për mbylljen e një institucioni arsimor. Ka qenë shkolla e parë private shqiptare, “Udha e Shkronjave” e cila vendosi në mbylljen deri në dy javë të këtij institucioni arsimor jopublik parauniversitar. Ky vendim është marrë pas konsultimeve me të gjithë prindërit e nxënësve, si dhe me stafin pedagogjik.