Francë/ Trysnia e protestuesve lëkund qëndrimin e qeverisë, tërhiqet nga reforma e pensioneve
13/01/2020 17:23

Trysnia e protestuesve në Francë e ka lëkundur qëndrimin e qeverisë. Përmes një letre, kryeministri Edouard Philippe u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga pjesa e reformës së pensioneve, e cila e rrit daljen e moshës në pension nga 62 në 64 vjeç. Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi këtë si një “kompromis konstruktiv”. Laurent Berger, sekretari i përgjithshëm i njërës prej sindikatave më të mëdha në vend, CFDT, e përshëndeti lëshimin e bërë nga ekzekutivi, duke e përshkruar si një “ fitore” për sindikalistët. “Arritëm tërheqjen e moshës së pensionit, ky është një ngadhënjim për ne. Tani do të vazhdojmë aksionin tonë për një sistem më të drejtë e të unifikuar pensioni”, shkroi ai në Twitter. Sindikata CGT ndërkohë tha se oferta e kryeministrit shërbente vetëm për t`i hedhur hi syve protestuesve dhe sqaroi përmes një deklarate se është më e vendosur se kurrë që ta ndalojë “një herë e mirë këtë reformë”. Protestat kundër planeve të Emmanuel Macron për reformimin e sistemit vendas të pensioneve kanë hyrë tashmë në ditën e 38-të, dhe e kanë gjunjëzuar keqas transportin në pjesë të ndryshme të Francës, sidomos atë hekurudhor. Të shtunën, tubuesit zbritën sërish në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera, e marshimi i tyre në disa raste mori kthesë të dhunshme pasi grupe protestuesish thyen vitrina e dogjën kosha mbeturinash dhe billborde, ndërsa policia iu kthye me gaz lotsjellës.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29