Artan Gurra është mjeshtëri i aparatit fotografik.”Qyteti im më frymëzon nuk do ta ndërroja me asnjë vend tjetër në botë”, shprehet ai. Fotograf prej 15 vitesh në qytetin e Beratit, Artani e nis ditën me aparatin në dorë duke shëtitur në çdo cep të qytetit të gurtë. Ky mjeshtër e përdor aparatin jo thjesht si një mjet në dorën e tij por për të shpërfaqur imagjinatën.