Fondet e Rindërtimit/Bashkia e Durrësit harron 5 vite “në sirtar” aplikimin e qytetarit – Fiks Fare
17/04/2025 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes sorollatjet dhe veprimet burokratike të punonjësve të Bashkisë së Durrësit, të cilën harruan plot 5 vite në sirtar një dosje të një qytetari, të cilit i ishte prishur shtëpia nga tërmeti i 2019-ës. Luman Rexhollari, banues në lagjen nr.18 në Durrës, u ankua në redaksinë e emisionit investigativ se nusja e djalit të tij, Matilda Novaku, ka aplikuar për fondet e rindërtimit, pasi banesa e Lumanit doli me dëmtime DS3. Lumani, i cili tashmë jeton vetëm pasi bashkëshortja është ndarë nga jeta, është interesuar me dhjetëra herë në Bashkinë e Durrësit, por ka marrë përgjigje se "s'ka fonde". Fiksi interesohet te zyra e rindërtimit në Bashkinë Durrës. Specialisti i rindërtimit thotë se aplikimi i familjes është bërë në dhjetor të vitit 2020. Ai shikon emrin dhe thotë se ka aplikim, por s’është në listë. Fiks Fare i drejtoi disa pyetje Bashkisë së Durrësit, e cila thotë se kërkesa e qytetarit Luman Rexhollari ka kaluar fazën e vlerësimit dhe shqyrtimit paraprak të dokumentacionit dhe është ne pritje të një vlerësimi përfundimtar. Në përgjigje, bashkia thotë se me shumë mundësi Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim për këtë familje pas plot 5 vitesh.

Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Djathë e mish për orë të tëra ne diell. Kush i kontrollon tregjet e Tiranës?
13/11 21:00
“Më falsifikuan firmën!” 13 vite me pronat e bllokuara nga Micro Credit Albania
13/11 20:45
Paloma vë në provë Ardit Bidon! Si u përgjigj profesori?
13/11 20:30
Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30
Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30