FMN kërkon kujdes/ Zgjatja e pandemisë do përkeqësojë parashikimin ekonomik të Shqipërisë
01/12/2020 15:22

“Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë ka dalë me një listë rekomandimesh për qeverinë. Ai ka kërkuar më shumë kujdes lidhur me menaxhimin e financave publike, në mënyrë që të ketë fonde të mjaftueshme për të përballuar emergjencën shëndetësore Covid-19. “ Një përkeqësim i situatës me pandeminë vlerësojnë ekspertët e FMN kërkon reagim të shpejtë dhe më shumë fonde rezervë të gatshme për t’u përdorur në çdo moment, pasi kjo do ta vinte në vështirësi të mëdha ekonominë. “Një pandemi më e rëndë do të përkeqësonte parashikimin ekonomik të Shqipërisë përmes një turizmi më të dobët, remitancave, kërkesës së jashtme, investimeve të Huaja Direkte si dhe do të sillte kushte më të shtrënguara financimi”. Krahas masave të emergjencës, porosi FMN ka dhënë edhe për kontroll dhe transparencë të shtuar lidhur me fondet e procesit të rindërtimit. Fondi ka artikuluar edhe një herë kërkesën për moszbatimin e amnistisë fiskale si dhe ka rekomanduar ndër të tjera shmangien e ndryshimeve të shpeshta fiskale. “Në raport, institucioni financiar ndërkombëtar është ndalur edhe te risqet e shtuara që po përballet ekonomia shqiptare . Një zgjatje e pandemisë shihet si rreziku kryesor që po shkakton presion të madh te financat publike.” Një sfidë për ekonominë mbetet edhe borxhi i lartë publik, një tregues ky që sipas FMN-së mund të arrijë në 88% të PBB-së, teksa parashikon një nivel në ndjeshëm më të ulët në 80.9% për këtë vit. Shqetësim sipas fondit mbetet edhe kontratat koncesionare PPP, për të cilat kanë ripërsëritur thirrjen për rritje të kontrollit mbi këto projekte.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14