Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë që mbështesë me të gjitha fondet e nevojshme sistemin shëndetësor për të përballuar epideminë e virusit. Përmes një deklarate zyrtare të lëshuar nga Uashingtoni, FMN këshillon qeverinë se shpenzimet për të zbutur impaktin e epidemisë duhet të jenë prioritare.