Komuna Finiq në Delvinë, një prej më të rëndësishmeve për nga volumi i prodhimit të drithërave dhe kulturave të tjera të fushës, po shfrytezon sot rreth 80% të sipërfaqes së tokës bujqësore në dispozicion. Në ndryshim nga shumë zona të tjera në Jug të vendit, ku toka është lënë djerrë fermerët e këtushëm po rrisin me dhjetëra ha sipërfaqen e mbjellë me misër, grurë e jonxhë.