VLORË- Në brigjet e Vlorës ditën e sotme është filmuar një vizitor i veçantë, një fokë që është një specie e rrallë për bregdetin tonë. Foka është filmuar shumë pranë bregut teksa pluskonte në sipërfaqen e ujit. Pasi ka notuar për disa minuta pranë një lokali, foka është larguar. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Vlorë janë parë të tilla specie.