Ditën e diel Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Izraelit për Eliminatoret e Botërorit 2018, një sfidë kjo që konsiderohet si një finale për ne. Kuqezinjtë janë në momentin më të vështirë duke qenë se vijnë në ketë ndeshje pas 5 humbjeve radhazi. Megjithatë kjo nuk i pengon ata që të shprehin besimin për një rezultat pozitiv ndaj Izraelit.