Fiksi i faktoi mashtrimet, avokati kërcënon gazetarët “Nuk dilni gjallë nga unë” – Fiks Fare
28/01/2025 20:45

Emisioni Fiks Fare vijoi denoncimin për avokatin Arbër Qehajaj i cili këtë herë ka kërcënuar qytetaren që ngriti shqetësimin për mashtrim në emisionin Fiks Fare. Përveç saj avokati shkon edhe më tej duke kërcënuar dhe gazetarët e Fiksit. Pasi u ndje në befasi që emisioni Fiks Fare arriti të faktojë mashtrimet e tij, avokati bën një tjetër lëvizje duke i shkruar mbrëmjen e djeshme pas transmetimit bashkëpunëtorit të Fiksit t'i kthejë 50 mijë eurot që i ka dhënë. Ndërkohë që vetëm pak minuta para se emisioni të transmetohej avokati mashtrues del në rrjetin e tij social Facebook ku në një status shkruajti se gazetarët e Fiksit i kërkuan para, por ai nuk i dha. “Më kërkuan 50 mijë euro nuk jua dhashë ndaj u përballa” shkruan avokati. Po në të njëjtin status avokati thotë se kjo gjë lahet me kokë. Gazetarët e Fiksit u përballen me avokatin Qehajaj, i cili për t'i intimiduar i cilësoi si gjobvënës. “Ju vini gjoba dhe mashtroni “ i tha avokati gazetares kur kjo e fundit i kërkoi shpjegime për mashtrimin që i kishte bërë qytetares duke i marrë 500 mijë lekë dhe duke mos i depozituar kërkesë padinë. Në po të njëjtën përballje me gazetaren, avokati tërheq atë që tha, duke thënë që ju nuk vini gjoba, madje bëni më shumë punë se qeveria. Kur gazetarët i kërkojnë që të përballen për akuzat që ai kishte drejtuar drejt tyre , ai kërcënoi gazetaren. “Ti eja, por mendohu a do kthehesh gjallë” thotë avokati , ndërkohë që pretendon se e bëri çdo gjë në gjaknxehtësi e sipër dhe se askush nuk kërkoi para.

Dëshmi ekskluzive/ Klevi Metaj i prangosur rrëfen për Fiks Fare: “U vetëmbrojta nga policët!”
16/10 21:01
Klevi Metaj flet i prangosur në spital për Fiks Fare: Më sulmuan 6 policë, unë u vetëmbrojta!
16/10 21:00
Protesta sot, studentët dhe gjimnazistët flasin! Fiks Fare zbulon: Eva Pango ndodhet në reanimacion!
16/10 20:45
“Nuk jemi huliganë!” Flet për Fiks Fare i riu që pak minuta më pas u përplas në tokë nga policia!
16/10 20:30
Ekskluzive/ Dëshmia e 19-vjeçarit me këmbën e thyer për Fiksin: Më dhunuan policët!
15/10 21:01
19-vjeçari me këmbën e thyer rrëfen për Fiksin: Isha kalimtar, më dhunuan policët natën e protestës!
15/10 21:00
Fiksi në protestë/ Studentët përplasen me policinë: gurë, ndërhyrje me forcë dhe shpërndarje me ujë!
15/10 20:45
Studenti protestues: Duam ndryshime në shkolla. Apeli për qytetarët: Bashkohuni me ne në protestë
15/10 20:30
Avokati që mashtroi qytetaren, kandidat në KLGJ! Të afërmit e tij kërcënojnë gazetarët e Fiksit
13/10 21:01
Kërcënime dhe dhunë ndaj Fiksit! Avokati largohet, të afërmit tentojnë t’i kapin kamerën operatorit!
13/10 21:00
22 mijë euro për shtëpinë që ia morën! Gruaja denoncon avokatin: Apartamentin nuk e gëzova kurrë!
13/10 20:45
A i njohin qytetarët ministrat tanë? Fiksi del në rrugë dhe vë në provë sa e njohin qeverinë e tyre
13/10 20:30
QSUT reagon për skandalin me 13-vjeçarin me autizëm: Largim nga puna për punonjësen fyese!
12/10 21:01
13-vjeçari pa shërbim në psikiatri, pacientet fyhen! QSUT reagon pas denoncimit publik në Fiks Fare!
12/10 21:00
Erion Braçe i thotë ‘jo’ reformës territoriale, Fiks Fare i rezervon një surprizë: Rrotën e Fiksit!
12/10 20:45
Braçe votoi pro reformës territoriale! Fiksi kërkon rrotën pas, po ku e kishte çuar ai?
12/10 20:45
Pa bukë dhe pa mjekim/ Lufta për mbijetesë e 53-vjeçarit që kërkon ndihmë në Fiks Fare
09/10 21:01
I sëmurë dhe pa bukë/ 53-vjeçari kërkon ndihmë në Fiks Fare, Njësia Administrative: “Do e ndihmojmë”
09/10 21:00
Ndërnënas, plazhi i harruar/ Pa ujë, drita e tualete, pushuesit në kasolle të improvizuara
09/10 20:45
“Kush ishte Vasil Shanto?”/ Deputetët mes “terroristit”, takave dhe shmangies së pyetjes
09/10 20:30