Fiks Fare/ “Vilat i ndërtuan inspektorët, mua më morën letrat për lejen”
23/03/2023 20:30

Pronarja dhe administratorja e firmës së ndërtimit 'Anada' shpk fillimisht ka ndihmuar një inspektor të Ministrisë së Financave, që i ka kërkuar letrat për të ndërtuar vilën. "Personi quhet Latif Çela. Në fillim s'doja, po më pas ia dhashë letrat. Mbaruan punimet dhe i bëra kolaudimin. Më pas i erdhën taksat 7 milionë lekë Latifit. Më tha s’do t'i paguaj dhe do t'i drejtohem gjykatës. I thashë paguaj njëherë se s’ke për të fituar gjyqet, jo më tha do të vazhdojë këtë rrugë. Me letrat e mia hapi gjyq dhe paditës ishte firma ime. Këtë gjyq e humbi. Tani mua më del detyrimi i papaguar se s’kam paguar taksat" thotë ajo. Më tej shton se Latifit i ka dhënë të gjitha letrat Bajram Kurtit të bëjë vilën që ndodhet në rrugën "Anastas Kullarjoti", në Tiranë. "Punimet i bëri vetë, ndërkohë të gjitha llogaritë bankare më bllokohen mua. Më kanë sekuestruar 8 milionë lekë të vjetra, po ashtu edhe këtë vit më mbajnë lekë nga taksat vendore për këta dy persona. Ajo shtohet 300 mijë çdo vit. Dhe taksat vijnë në emër të 'ANADA'-s" thotë denoncuesja. Denoncuesja vijon se për të nxjerrë këtë leje ishin përdorur dokumentet e firmës, ekstrakti i QKB-së, licencat apo ishte bërë edhe një kontratë. "Unë nuk e di ku ndodhet objekti. Më duket se punimet i ka bërë me firmë tjetër. Pa më lajmëruar mua farë unë s’di gjë fare që ka mbaruar punët. Lajmërova IKMT-në që ça bëhet, po asnjë s’më përgjigjet. Punimet s’janë bërë nga firma ime. Unë s'e di ku ndodhet objekti. Ai e ka bërë vetë, e gëzon dhe detyrimet më vijnë mua. Mua më shtohen 3 milionë çdo vit. Unë s’mund të kolaudoj atë ndërtim që s’e kam bërë unë" thotë denoncuesja.

Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30