Fiks Fare/ Varfëri/ Të harruar për së gjalli!
31/07/2020 09:00

Fshati Spathar i Librazhdit është një fshat i vogël që nuk e kalon numrin e 120 banorëve. Shtëpitë e fshatit janë të shpërndara mes pyjesh në një terren të thyer malor. Pasi një orë udhëtimi me makinë nga Librazhdi gazetarët e Fiksit mbërritën në dy familje të dy vëllezërve Kaca. Në familjen e parë jeton zonja e shtëpisë Trëndafile Kaca së bashku me të bijën e saj 20 vjeçe. Para dy vitesh, ajo ka humbur bashkëshortin nga një sëmundje keqe. Megjithëse e operuar katër herë, ajo mundohet me të gjitha mënyrat për mbijetuar së bashku me te bijën duke mbjellë pak misër, duke mbledhur ndonjë bimë mjekësore. Terreni është mjaft i thyer dhe asnjë mjet bujqësor nuk mund të hyjë në tokën e saj. Ndihmë për të janë 4300 lekë në muaj ndihmë ekonomike. Dollap për ushqim është improvizuar frigoriferi ku ajo ka grumbulluar pak gjize, pak gjalpë, ca kokrra vezë, turshi dhe djathë. Pas shtëpisë së zonjës Trëndafile, ndodhet shtëpia e kunatit të saj, vëllait të burrit, zotit Ramazan Kaca i cili jeton më dy djemtë dhe gruan e tij në një dhomë. Edhe këtu gjendja ekonomike është mjaft e keqe. Zoti Ramazan është 64 vjeç nuk merr pension sepse nuk ka mbushur moshën, ndërsa e shoqja është 54 vjeçe, është e sëmur me probleme të shëndetit mendorë dhe merr KEMP. Dy kunetërit e saj, enden sa andej këndej nëpër fshatra sepse nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore, pasi sipas saj janë edhe ata me probleme të shëndetit mendorë si nëna e tyre. Njëri është 29 dhe tjetri 31 vjeç. Kjo familje jeton me 4300 lekë ndihmë ekonomike dhe KEMP-in e zonjës së sëmurë. Gatuajnë jashtë mbi një sobë, dhe nuk kanë as banjë Edhe këtu pamjet e skamjes janë po të njëjta.

Kush do tradhëtojë brenda PS? Deputetët tregojnë prapaskenat! Ja kush u shantazhua!
08/10 23:28
Fiksi zbulon skandalin/ Stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në psikiatri me fyerje banale
08/10 21:01
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 19:30
08/10 20:06
Episodi 14! ‘Tradhëtia e rënde…’ – Takimi i Daniele dhe Xhesikës 2 ndez studion – Për’puthen
08/10 19:30
Dosja Balluku! Prova dhe fakte të reja, a po kërcënohen dëshmitarët? SPAK në alarm, afrohet afati
08/10 16:13
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 15:00
08/10 16:05
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 12:00
08/10 12:48
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 00:00
08/10 09:09
Ekskluzive/ “Vajzën ma kërcënojnë” Babai i dëshmitares së Ballukut rrëfen dramat në familjen e saj
07/10 21:01
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 19:30
07/10 20:06
Episodi 13! Era, konkurrentja e re shkakton tërmet në Për’puthen. 120 mijë € dhuratë… 7 tetor 2026
07/10 19:30
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 15:00
07/10 15:44
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 12:00
07/10 12:48
Wake Up – Emisioni i Plotë, 7 Tetor 2026
07/10 10:29
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 00:00
07/10 09:44
Topin e kam unë! Të rinjtë marrin studion! Skandalet! Protesta dhe videot erotike
07/10 00:02
Masakër mjedisore buzë Shkumbinit/ Toka bëhet një krater, mjeti largohet para policisë pa u ndaluar!
06/10 21:01
Edicioni Informativ, 6 Tetor 2026, Ora 19:30
06/10 20:25
Episodi 11! Xhesika takohet me Sotirin në spital. Një puthje dhe… Per’puthen, 6 tetor 2026
06/10 19:30
Sulmohet Bledi Mane!/ Reagon Policia e Shtetit, nis hetimi, priten arrestime? – Shqipëria Live
06/10 15:45