Fiks Fare/ Thellohet skandali, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzës
29/04/2020 09:11

Fiks fare/ Thellohet skandali, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzws Fiks Fare vazhdon të sjellë fakte të reja nga denoncimi i abuzimit seksual i minorenes nga Saranda. Vet vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi. Në këto audio regjistrime babai rrugës për në polici, i premton vajzës se nuk do të sjellë më në shtëpi as shokët e tij dhe as Bajram Tushën. Një natë para se vajza të pyetej nga psikologu presioni i prindërve, policisë dhe Bajos ndaj saj, ishte shumë i madh. Vajza ka regjistruar babain kur e rreh pasi ajo i kërkon të nxjerrë nga shtëpia Bajon. Bajo, siç e thërrasin ata Bajram Tushën, qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur vjen policia, inspektori i zonës Bujar Nikolla i kërkon të largohet madje dëgjohet t'i thotë se ai duhet të ikë pasi nuk lejohet që të ketë armë. Armë me të cilën Bajram Tusha dëgjohet që të qëllojë para se të vinte policia. Policia u njoftua nga babai i vajzës pasi ai dyshonte se djali Denito Ruçi, i dashuri i vajzës ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrëmbente vajzën. Gjatë kohës që Tusha qëllon me armë, dëgjohet se babai e inkurajon atë, madje i thotë që ta qëllojë "qenin" duke ofenduar me fjalë banale. Pasi policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t'i takojë ata vetëm. Vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg. Vajza ndihet shumë e frikësuar dhe gjatë gjithë kohës dëgjohet të bërtas dhe të kërkojw ndihmë. Njëri nga policët i kërkon asaj të dalë në dritare. Kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë "Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen". Në këto audio, kuptohet se vajza është nën presionin e vazhdueshëm të prindërve të cilët duan me çdo kusht ta largojnë nga djali. Më i "devotshëm" duket të jetë Bajram Tusha i cili edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën. Kur vajza ballafaqohet me të atin. Babai i lutet vajzës te heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi. Sidomos Bajon "Bajon s'ta sjell" i thotë ai. Gjatë kësaj kohe në bisedë futet edhe e ëma e cila pranon që babai e ka rrahur vajzën. Në një moment ai i rrëmben vajzës telefonin pasi sipas saj dyshoi se ajo ishte duke regjistruar. Vajza dëgjohet të ulërasë, të kërkoj ndihmë dhe e quan atë "pedofil i dreqit" Situata në këtë familje duket të qetësohet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzws që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojw në burg.

Edicioni Informativ, 13 Shtator 2026, Ora 00:00
13/09 09:30
Lufta e Trojës – Mashtrimi 3200 vjeçar…!? – Gjurmë Shqiptare
12/09 21:00
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 19:30
12/09 20:03
Rrëfimi pa doreza i Albana Osmanit dhe dhimbja e Pastor Paulin Vilajetit – S’e Luan Topi
12/09 19:21
Ethet e Nilit, si transmetohet dhe kur na kërcënohet seriozisht jeta -Hipokrati
12/09 16:40
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 15:00
12/09 15:51
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 12:00
12/09 12:57
Tradita e dasmave shqiptare, shfaqja me këngë e valle që mirëpret mijëra turistë në “Albanian Night”
12/09 11:00
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 00:00
12/09 09:33
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 19:30
11/09 20:07
10 vjet kohë për njerëzimin? Mbi 10% rrezik që “AI” të shtypë butonin kundra nesh – Ftesë në 5
11/09 18:31
Bieta dhe Kim nisin emisionin me valle! Djali nga indonezia i shpreh dashurinë!- Ftesë në 5, Pjesa 1
11/09 17:50
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 15:00
11/09 15:45
Balluku-Tare, të vërteta dhe hijet e dosjes! Flet avokati i Igli Tares: Ja çfarë fshihet!
11/09 15:45
Exclusive/ Flet avokati i Igli Tares: E vërteta e vilës dhe lidhja me Belinda Ballukun
11/09 14:23
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 12:00
11/09 12:41
Gjergj Bojaxhi rrëfehet si rrallë herë:Pse u bë fermer dhe la qytetin për fshatin – Në Shtëpinë Tonë
11/09 12:09
Wake Up – Emisioni i Plotë, 11 Shtator 2026
11/09 10:40
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 00:00
11/09 09:31
Thaçi gati të lirohet! Analiza për vendimin në Hagë! Lirimi do sjell bashkim kombëtar?
10/09 23:24