Fiks Fare/ Tërmeti i prishi shtëpinë, 9-vjeçari: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!
22/01/2021 20:30

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi. Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra. Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minoren. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. " Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra" shprehet Edisoni" po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet". Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen. Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.

Pacientët rrugëve, autoambulanca e prishur – Fiks Fare, 18 nëntor 2026 – Episodi i plotë
18/11 21:01
Autoambulanca e Belshit prej 2 muajsh në servis, pacientët rrugëve
18/11 21:00
Pa drita prej muajsh në Toplanë, stafi i Fiksit ecën 2 orë në këmbë për të mbërritur
18/11 20:45
Të korruptuarit në burg, po paratë kush i kthen?
18/11 20:30
27 tonë mish me certifikatë false.A fshehu AKU skandalin?–Fiks Fare,17 nëntor 2026 – Episodi i plotë
17/11 21:01
Mishi i bllokuar i paasgjësuar, Prokuroria dhe AKU-ja pasojnë përgjegjësinë te njëra tjetra
17/11 21:00
Kush po e pengon asgjësimin e mishit? Pronari i King Mit përzë gazetaren
17/11 20:45
27 tonë mish derri, 1 muaj pa u asgjësuar! Dokumente të falsifikuara, si hyri ngarkesa?
17/11 20:30
Djali emërohet pompist, babai pensionist shkon në punë – Fiks Fare, 16 nëntor 2026 – Episodi i plotë
16/11 21:01
I biri i emëruar, babai pensionit punon ende te pompa e fshatit!
16/11 21:00
12-vjeçari kërkon të punojë, 5 fëmijë në një shtëpi drejt shembjes
16/11 20:45
Shokut apo mikut? Qytetarët në Burrel tregojnë kujt i besojnë më shumë?
16/11 20:30
Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Djathë e mish për orë të tëra ne diell. Kush i kontrollon tregjet e Tiranës?
13/11 21:00
“Më falsifikuan firmën!” 13 vite me pronat e bllokuara nga Micro Credit Albania
13/11 20:45
Paloma vë në provë Ardit Bidon! Si u përgjigj profesori?
13/11 20:30
Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30