Fiks Fare/ Shkolla e Sanxhakut e përfunduar, nuk hapet për nxënësit
13/10/2021 20:30

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të qytetit të Laçit janë të detyruar që çdo ditë të udhëtojnë drejt qytetit me autobus për në shkollën “Gjin Pjetri”. Shkak I kësaj lëvizje është rikonstruktimi I shkollës së tyre. Edhe pse punimet në këtë shkollë kanë përfunduar që para 2 javësh, bashkia e qytetit dhe ZVAP nuk hapin dyert si pasojë e nje kontrate me OSHE. Prindërit e këtyre nxënësve veç moshapjes së shkollës së re ankohen dhe për mënyrën e tansportit të fëmijëve pasi ata udhëtojnë çdo ditë vetëm me dy mjete tansporti autobus dhe pa asnjë mësues shoqërues. Sistemimin e fëmijëve në autobus e kryejnë vetë drejtuesit e mjeteve dhe mësueset I presin në ambjentet e shkollës pritëse. Një prind ka zgjedhur t’i shoqërojë vetë me mjet privat, pasi në autobuzin e shkollës rrezikojnë të shtypen dhe askush nuk mban përgjegjësi. Fëmijët të ulur brenda në autobus thonë se çdo ditë udhëtojnë në kushte të vështira dhe se mësuesit janë tek shkolla pritëse. Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizjet I bëjnë me grupe të ndara, u duhet të dërgojnë një grup dhe më pas vijnë për të marrë grupin tjetër të mbetur. Por pasi kamerat e Fiks Fare filmuan të gjithë situatën drejtuesit e këtyre mjeteve filluan të zbrisnin nxënësit nga autobuzi dhe lajmëruan pronarin e subjektit të vinte me mjete të tjera shtesë. Prindërit konfliktohen me drejtuesin e subjektit të kontraktuar nga ZVA Kurbin dhe shprehen se çdo ditë tjetër ka patur vetëm 2 mjete transorti në dispozicion të fëmijëve. Specialisti i ndërtimit të shkollës “Gjokë Elezi” thotë se shkolla ka përfunduar prej dy javësh por për shkak të problemeve elektrike po zvarritet procedura e hapjes. Ai thotë se i është dërguar shkresë bashkisë së qytetit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është bërë asnjë veprim.

Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30