Fiks Fare/ I rrezikohej përmbytja e shtëpisë, Fiksi zgjidh problemin për 30 minuta
18/09/2020 20:30

Një familje me 7 anëtarë rrezikohej të përmbytej nga një defekt i Ujësjellësit të Tiranës. Prej 7 ditësh, ata kishin shkuar në disa zyra të UKT, por pa iu zgjidhur problemi. Familja Selimi kontaktoi me emisionin "Fiks Fare", duke kërkuar ndihmë. Dhe, brenda 30 minutash, gazetarët e emisionit investigativ zgjidhën problemin. Mimoza Selimi tha se shkak i përmbytjes ishte prishja e një puset uji e komshiut. "Shtëpia është bërë det, na rrjedh gjithë ai ujë. Ky është ujë i pijshëm. Prit se po vijnë, asnjëri. Na thanë do ta dërgojnë, do e dërgojnë, po hiç. Se çan kokën njeri, ç'të bëjmë. Ky ujë rrezikon thelemin e shtëpisë. Ne jemi 7 vetë në këtë shtëpi, kjo dy pëllëmbë themel ka, janë me qerpiçë" tha ajo, duke pohuar se ujë s'ka 24 orë, por 3 herë në ditë. "Tani na buron 24 orë" thotë ajo. Pas ankesës, gazetarët telefonojnë inxhinieri, i cili premton se nesër do të zgjidhet problemi. “Nesër e ke të rregulluar”, thotë disa herë, ndërsa pohon se nuk mund ta rregullojë menjëherë problemin, pasi është me një defekt tjetër. Pyetjes së familja kishte një javë pa zgjidhje, ai tha se vetëm 24 orë më parë ishte njoftuar. Pas këtij premtimi, gazetarët shkojnë të nesërmen në mëngjes, për të parë nëse është rregulluar apo jo problemi. Defekti ishte riparuar. Djali i zonjës thotë se defekti u rregullua 30 minuta pasi grupi i xhirimit të Fiks Fare ishte larguar nga shtëpia në fjalë. Fatmirësisht, në oborr nuk kishte ujë, as burime. "Faleminderit Fiks Fare! 1 javë sorollatje dhe fiksi e zgjidhi për 30 minuta. Faleminderit" tha ai.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30