Fiks Fare/ Grupet kriminale kërkojnë pagesat në Kriptovalutë, nuk zbulohen
19/05/2022 20:30

Në rrjetin social Tik Tok, emisioni "Fiks Fare" kontaktoi me 2 faqe të tjera, që shisnin euro false. Të dyja faqet e kaluan komunikimin me gazetarët e Fiks fare në Telegram. Aty na shpjeguan mënyrën sesi bëhej blerja e eurove false. "Po a e din ku ndodhen, exchanges. Vetëm shëno në google 'Crypto Exchanges Tirana'" të sugjeron personi, i cili ka informacione se kush mund të konvertojë euro në kriptovalutë. Madje, ai i tregon se dy pika të këmbimit janë në afërsi të sheshit "Skëndërbej". Për të kryer pagesat, faqet në Tik Tok i adresuan gazetarët e "Fiks Fare" në disa pika të këmbimit valutor që bënin transferta me kriptovalutë. "Të gjitha bëhen me qëllim që grupet dhe individët mos të identifikohen. Është shumë e vështirë identifikimi, pasi individët nuk kanë paraqitur të dhënat personale" thotë eksperti Tomi Kallanxhi. Për të kryer këto pagesa të japin edhe një bar code, të cilin na mësojnë sesi duhet ta paraqesim tek punonjësit e pikave të këmbimit valutor. Sipas tyre, ishte mjaft e thjeshtë të gjeje exchange të tilla. Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në 2 prej këtyre pikave. Në pikën e këmbimit valutor, gazetarët kërkuan të transferonin 50 euro në USDT. Aty nuk pranuan të bënin këtë transfertë, pasi sipas tyre ishte shumë e vogël. Ata na treguan se bëjnë transferta të tilla në kriptovalutë, por për shuma mbi 300 dollarë. Gazetarët u paraqitën një tjetër exchange për të bërë transfertat në bar codet që u dhanë shitësit e eurove false. Punonjësja e pikës së këmbimit, për të bërë këto transferta, jep një nuëmër telefoni të një personi që bën këtë proces. Pas komunikimit me telefon të gazetares së Fiks Fare me këtë person, ai na konfirmon transferimin e parave në 2 bar codet që na kanë dhënë shitësit e eurove false. Pra, për çdo transfertë ky person kërkon komision. Ndërkohë që pagesën për 2 transfertat në kriptovalutë dhe për komisionet, gazetarja e bëri në sportelin e Excganget dhe punonjësja nuk i jep asnjë fature apo kupon tatimor, megjithë këmbënguljen e gazetares.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 14 Korrik 2025
14/07 21:01
Monitorime/ Sidorelën e kanë “krehur” në Barcelonë – Fiks Fare
14/07 21:00
Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “Tik Tok”, policia nuk ndërhyn! – Fiks Fare
14/07 20:45
Sa vite punë duhen për të blerë një shtëpi në Shqipëri? – Fiks Fare
14/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Korrik 2025
11/07 21:01
Monitorime/ Këngëtaret në dasma duan t’i martojnë “Jemi për punë, na hyjnë shkes” – Fiks Fare
11/07 21:00
Komshiu zapton rrugën, banorët ” S’kalojmë dot në këmbë, jo më ambulanca” – Fiks Fare
11/07 20:45
Në Pojan të Maliqit, në kanalin kullues shkarkohen ujërat e zeza – Fiks Fare
11/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Korrik 2025
10/07 21:03
Monitorime/ Amvisa s’di çfarë të gatuajë, mendjen e ka te flokët e moderatores – Fiks Fare
10/07 21:00
Postieri në Itali që u akuzua nga PD-ja për vjedhje votash: Kolegu me PD-në s’u akuzua! – Fiks Fare
10/07 20:45
800 euro për 1 vulë në pasaportë, pas denoncimit të Fiksit shoferi i kthen paratë emigrantit – Fiks Fare
10/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Korrik 2025
09/07 21:01
Monitorime/ Xhaxhiu nostagji për tailandezet “Ishin të lira” – Fiks Fare
09/07 21:00
Tubi i ujit strumbullari i sherrit nuse -vjehrrë. Rrihen e shahen para kamerës – Fiks Fare
09/07 20:45
Evropa me Ramën, opozita sytë e shpresën vetëm tek Amerika – Fiks Fare
09/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 8 Korrik 2025
08/07 21:00
Monitorime/ E ftuara: Socialistët e Vlorës spiunojnë shumë! – Fiks Fare
08/07 21:00
Alarmante në Fushë-Arrëz/ Mbetjet e rrezikshme të fabrikës së bakrit skuqin lumin Fan – Fiks Fare
08/07 20:45
Drejtorët e një bashkie i emëron dhe shkarkon kryetari bashkisë apo kryeministri? – Fiks Fare
08/07 20:30